VIDEO/ Kina “tremb” SHBA, ka gati raketën që godet çdo cep të Tokës

Kina pritet të ketë gati raketat balistike ndërkontinentale të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë mundësinë të godasin çdo cep të botës.

Sic ben me dije media shtetërore kineze, raketa “Dongfeng-41”, thuhet se ka rrezen më të gjatë të çdo rakete balistike në botë.

Kliko per me shume info

Raketa i është nënshtruar testit të tretë dhe pritet që brenda vitit 2018 të jetë gati.

“Pasi raketa ‘Dongfeng-41’ të bëhet funksionale, aftësitë e Kinës për të mbrojtur veten dhe për të parandaluar luftërat do të rritet ndjeshëm”,- tha Xu Guangyu, një zyrtar kinez.

Për më tepër, raportohet se raketa mund të arrijë në një distancë prej 12 mijë kilometrash dhe mund të mbajë deri në 10 mbushje bërthamore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.