Këshilltarët demokratë të vetëdijshëm për pazaret e pista politike Basha-Veliaj

Politikë

Prej disa kohësh Partia Demokratike ka një heshtje totale zyrtare për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një heshtje sa e dyshmtë aq dhe akuzë direkte për Lulzim Bashën.

Mediat disa kohë më parë raportuan se Bashkia e Tiranës miratoi planin urbanistik, i cili në fakt ishte shtesa e atij të Lulzim Bashës, vetëm shtonte disa kate pallatesh për klientelën e të dy palëve.

Kjo ishte shenja e parë e “dashurisë” së Bashës me Veliajn. Më tej kreu i PD-së këtë e tregoi edhe duke bombarduar me të drejtë Saimir Tahirin, rivalin kryesor të Veliajt. Në njërin krah “luftë” në krahun tjetër lejet e ndërtimit dhe pazaret thelloheshin edhe më shumë.

Basha dhe Veliaj ndërtojnë bashkë në Tiranë. Plani i parë apo plani i dytë janë e njëta gjë, ka disa kulla më shumë dhe ndryshoi vetëm sheshi Skënderbej, të tjerat janë të njëjtat pazare ku kullot Lali Eri dhe Luli.

Këshilltarët bashkiakë të PD-së në Tiranë shkruajnë dhe reagojnë në rrjetet sociale por kjo duket e pamjaftueshme, pa lënë mënjanë faktin se shumica e këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës janë kundër Bashës. Ata tashmë janë të vetëdijshëm për pazaret Basha-Veliaj dhe shitjen e tyre apo keq përdorimin nga kreu i PD për interesat e familjes së tij.

Por përtej këshilltarëve dhe heshtjes zyrtare të PD me urdhër të Bashës qëndron pazari dhe milionat e eurove që ndan një ish-kryebashkiak sot kryetar i PD dhe trashëgimtari i pritshëm në krye të PS. Marrëveshja e 18 majit ka pasur edhe detaje për çdo qelizë të jetës politike.

Lulzim Basha nuk është peng vetëm për një pallat të shembur në Vlorë, ai aty kuptoi se sapo i filloi pazari me Edi Ramën. Janë gati 20 miliardë lekë nga ai ndërtim, por edhe miliarda të tjera që vijnë nga heshtja dhe mos denoncimi i krimeve dhe korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Lulzim Basha e harroi gjakun e Ardit Gjoklajt, atë e lau me pazaret me Veliajn dhe planin urbanistik të Tiranës, ku është zhytur ai dhe familjarë të tij

ME TE LEXUARAT