Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton projektin për pishat

Gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës është miratuar projekti për mbjelljen e pishave të buta në autostradën Tiranë-Durrës. Projekti për mbjelljen e pishave u miratua me 31 vota pro, ndërsa Këshilltarët e PD u larguan pak para se të niste votimi i rendit të ditës.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku tha se palmat e thara do të zëvendësohen me mbjelljen e pishave të buta pasi ky aks është i rëndësishëm dhe nuk mund të lihet në baltë. Por anëtarët e LSI u shprehën se ky projekt që kushton 2,5 milionë euro duhet të shkonte për punë më të rëndësishme në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Mirela Bogdani nga FRD:Këto palma u thanë se janë blerë në Dubai dhe nuk janë palma mesdhetare. Pse duhet të përdoren buxheti i bashkisë për këto pisha kur mund të përdoret për punë më të rëndësishme.

Arbjan Mazniku:Është një zonë që i përket Tiranës dhe e rëndësishme. Pisha ka më pak nevojë për kujdes dhe ne gjykojmë që hyrja e qytetit nuk duhet të lihet në baltë.

Anëtarët e LSI:Duhet parë nëse ja vlen investimi për të mbjellë pisha të buta. 2,5 milionë euro për pisha mendojmë se janë shumë dhe duhet të investohen për gjëra më të rëndësishme që ka nevojë qyteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.