Kërkuan azil në Francë e Gjermani, rikthehen në Shqipëri 218 shtetas

Plot 218 shtetas janë rikthyer ditën e sotme nga vendet e BE-së, përmes Aeroportit “Nënë Tereza”, të cilët tentuan azil.

88 shtetas shqiptarë janë të deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil.

Kliko per me shume info

Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.

Drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj, u ka bërë apel qytetarëve të mos tentojnë më, pasi nuk kanë asnjë shans që të pranohen.
“Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë!”, eshtë shprehur Hajnaj./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here