"Anonymous" kërcënon ISIS-in: Po vijmë për Ju!

Aktualitet
"Anonymous" kërcënon ISIS-in: Po vijmë për Ju!

Grupin më i madh i hakerave në botë, Anonymous, i shpall lufte organizates terroriste te shtetit islamik, ISIS.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Youtube, ky grup premton “luftë” të pashembullt kibernetike ndaj të gjitha faqeve, llogarive, profileve dhe mjeteve të tjera të komunikimit elektronik të Shtetit Islamik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përçuesi i mesazhit pas maskës flet frëngjisht dhe thotë: “Duhet ta dini që do t’ju gjejmë. Do të ndërmarrim operacionin më të madh kundër jush. Populli francez është më i fortë se ju dhe do të ngrihet pas këtij terrori edhe më i fortë”, thuhet në mesazh.

“Na ka ardhur në majë të hundës me vrasjen dhe masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm në emër të një besimi paqësor. Ju qartësisht nuk respektoni besimin tuaj, nuk keni respekt për jetën e njeriut. PO vijmë për ju dhe do t’ju godasim më fort se kurrë”, shtohet më tej.

Përveç mesazhit të publikuar në Youtube, edhe në rrjetet e tjera sociale janë publikuar të tjera mesazhe, po nga ky grup piratësh kibernetikë, ku u bëhet thirrje të gjitha grupeve të hakerave që të bashkohen në betejën kundër terrorit.

ME TE LEXUARAT