Këngëtarja shqiptare nën hetim, mashtroi futbollistin e Milan për shtatzëni

Showbiz

Këngëtarja Anita Latifi ka provuar të shantazhojë futbollistin e Milan Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro për të heshtur rreth “abortimit” që e kishte bërë ajo për shkak të tij.

Latifi që u bë e njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në shown e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS” është përballur sot në gjyq me futbollistin e kombëtares turke Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro në këmbim të heshtjes për abortin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anita i është përgjigjur pyetjeve sot në një gjykatë në  Dusseldorf nëse ka tentuar të shantazhojë futbollistin e njohur turko-gjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke duke i kërkuar atij 250 mijë euro shkruan bild.de.

Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H. Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, duke iu drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja kishte bërë yll i DSDS.

Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se karriera e tij mund të vazhdonte vetëm pasi të paguante këtë ‘’gjobë’’. Por, sipas akuzës, Anita Latifi nuk  ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë, gjë të cilën e ka deklaruar edhe nëpër intervista në media të ndryshme gjermane.

ME TE LEXUARAT