Këngëtarja britanike këndon sonte në Tiranë, Emili Sande-s i vjedhin 300 mijë paund

Kliko per me shume info

Këngëtarja britanike me famë botërore Emeli Sande do të këndojë sot në sheshin “Skënderbej” për fansat shqiptarë.

Mediat britanike kanë publikuar se këngëtares i kanë vjedhur 300 mijë paund. Emel dhe bashkëshorti i saj kanë rënë pre e një skeme të vjedhjes online.

Kliko per me shume info

Autoritetet britanike janë vënë menjëherë në lëvizje për këtë çështje dhe fatmirësisht kanë arritur të kapin autorin e vjedhjes, Rasad Salam.

Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë paund. Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën.

Këngëtarja Emeli Sande dhe ish-bashkëshorti i saj janë ndarë përpara një viti, por ende kanë një llogari të përbashkët bankare. Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj autorit të dyshuar, ku u zbulua se ai kishte vjedhur në total 10 llogari bankare përmes skemave mashtruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.