“Kënga magjike”, Zbulohen emrat e këngëtarëve që shkojnë në finale

Këtë të dielë u mbyll konkurimi dhe prezantimi i këngëtarëve që do të marrin pjesë në festivalin ‘Kënga Magjike’, te “E diela shqiptare”.

Të gjithë konkuretët e kategorisë New Artist iu nënshtruan një votimi të dytë nga juria.

Kliko per me shume info

Kështu pas një rivotimi nga anëtarët e jurisë së të rinjve, janë vendosur 17 artistë të rinj, të cilët do të ndahen në dy grupe, përkatësisht në natën e parë dhe të dytë, 6 dhe 7 dhjetor. Pas kësaj, këngët e kësaj kategorie do të votohen edhe një herë të tretë nga juria për të qenë pjesë e natës finale, më 9 dhjetor.

Këngëtarët e rinj që do të këndojnë në netët finale të Këngës Magjike janë:

Algert Sala, Genti Deda. Gerard Merdani, Xhon Jesku, Albina Kelmendi, Xhon Shahu, Andrea Paskali, Linda Cikaqi, Serxho Hajdini, Armenda, Reinaldo Gaçi, Toli, Arjeta Palushaj, All In Band, Albulena Jashari, Ergys Shahu, Silvana Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.