“Kaubojsi” ironizon Ramën: Me atë veshje do të çonin në spitalin e të marrëve

Politikë

Edhe ish-deputeti i PS-së, i njohur me nofkën “Kaubojsi” Eduart Nodcaj nuk e ka kursyer një koment për veshjen e djeshme të Edi Ramës.

Sipas Ndocajt nëse do të shihnin një njeri në Milano të veshur me ato rroba do ta çonin në spitalin e të marrëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nëse një njeri në Milano do e shikonin të veshur me ato rroba që vishet Edi Rama, do e rrethonin forcat e policisë dhe do e çonin në spitalin e të marrëve"- shkruan Ndocaj.

Ndërkohë, Ndocaj ka publikuar edhe një video "Live" në Facebook ku kërkoi reagimin e qytetarëve ndaj një kryeministri që po shkel çdo norme njerëzore.

“Burgjet e Shqipërisë janë të mbipopulluar dhe Rama paralajmëron se do të fusë në burg qytetarët për ujin. Për dritat futi në burg burrat, ndërsa duket se paska vendosur që për ujin të fusë në burg gratë, pasi të njëjtat familje do të jenë ata që nuk kanë paguar faturat e ujit”, komenton Ndocaj në videon e tij.

ME TE LEXUARAT