Katastrofa në Greqi, fjalët e fundit të 36-vjeçarit: “Mama kam frikë, po mbytemi”

Bota

Shtetasi grek Giorgos Makarounas është një prej viktimave nga përmbytjet e pazakonta në Mandra të Greqisë. 36-vjeçari, baba i një fëmijë, u mbyt sapo doli nga kamioni i tij.

Ai punonte si shofer kamioni dhe u gjend në vendin dhe kohën e gabuar. Ai ndodhej në Mandra, qytezën më të goditur nga moti i keq në Greqi, e cila ishte përmbytur pothuajse e gjitha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kamioni ishte bllokuar për shkak të nivelit të ujit. Vetëm disa çaste përpara se të vdiste, ai foli në telefon me mamanë e tij.

“Mama kam frikë, po mbytemi”, ishin fjalët e tij të fundit. Sapo doli nga kamioni, linja telefonike u shkëput ndërsa raportohet se 36-vjeçarin e mori rrjedha e ujit.

Deri tani janë raportuar 15 të vdekur nga përmbytjet në Mandra.

ME TE LEXUARAT