Katastrofa në Greqi, 100 familje shqiptare të prekura nga përmbytjet

Kosovë&Rajon

Qeveria greke ka shpallur zi kombëtare tre-ditore pas përmbytjeve masive që prekën vendin, duke shkaktuar 16 të vdekur. Mediat greke raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar që të kryhen hetime për situatën e krijuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Moti i keq dhe përmbytjet gati apokaliptike përveç 16 viktimave, shkaktoi plagosjen e 21 të tjerëve, ndërsa qindra shtëpi dhe dyqane u dëmtuan. Situata paraqitet problematike në Athinë dhe Mandra, një zonë e populluar vetëm 27 kilometra larg kryeqytetit helen.

Mësohet se në Mandra jetojnë 600 familje shqiptare, ku 100 prej tyre janë prekur nga përmbytjet. Ndërkohë, në Perama janë 430 familje shqiptare.

Greqia dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Simi, i cili u përfshi nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë energjia elektrike dhe uji, shumë shtëpi janë vërshuar dhe një numër i madh i automjeteve kanë përfunduar në det.

Rritet numri i viktimave në Greqi shkon në 16 të vdekur, pasojat e shkatërrimit

Rëndohet akoma më shumë numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Sipas informacioneve të fundit mësohet se numri i të vdekurve ka shkuar në 16, dhe dhjetëra të lënduar e disa të zhdukur.

Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre, duke humbur jetën. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.

Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë. Numërohet 500 shtëpi të dëmtuara dhe qindra makina.

Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash.

Autoritetet greke angazhuan qindra forca e mjete të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë. Kryeministri grek Aleksis Cipras shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mori menjëherë drejtimin e shtabeve të emergjencës për kontrollin nga afër të situatës.

ME TE LEXUARAT