34-vjeçarit i djegin karotrecin, Policia: Autori duket në filmimet e kamerave të sigurisë

Mbrëmjen e djeshme në Sarandë, është djegur një mjet tip karotrec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, teksa Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen numër 1, pranë një servisi, ka marrë flakë një mjet karotrec.

Kliko per me shume info

Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti në pronësi të shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, ka qenë i parkuar përpara servisit të tij dhe, si pasojë e flakëve të zjarrit ka marrë dëmtime në rrotën e parë të kahut të majtë të mjetit.

Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, pasi nga këqyrja e kamerave është vënë re një shtetas i cili është afruar pranë servisit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.