Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Mëngjesi i sotëm është dominuar nga reshjet e shiut dhe temperatura të ulta, ndërsa paraditja mbetet me vranësira e reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore të vendit.

Pasditja sjell përmirësim të kushteve të motit në Jug dhe zonat Qendrore, por vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore do të ketë Veri dhe Verilindje të Shqipërisë. Të njëjtat kushte atmosferike mbeten dominante edhe gjatë natës.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 3- 4°C gjatë mëngjesit në zonat malore por rënie të lehtë në ultësirën perëndimore ndërsa mesdita dhe mbrëmja sjellin një rënie të ndjeshme termike. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 56 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here