EMRI/ Kapet në Tiranë “i rrezikshmi” që kërkohet nga Italia. Akuzohet për tre vepra penale

Kliko per me shume info

Në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjecar, i cili akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Në pranga ka rënë Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin.

Kliko per me shume info

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur”- njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.