Vazhdonte “zakonin e vjetër”, kapet shqiptari i arratisur prej dy vitesh në Itali

Policia italianë ka vënë në pranga një shqiptar të dënuar më parë për drogë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i dënuar nga gjykata e Alatarit, një provincë në Frosinone, me pesë vjet dhe shtatë muaj heqje lirie, por ai nuk kishte përfunduar kurrë pas hekurave të burgut, pasi kishte arritur të arratisej.

LEXO EDHE:  Gjendet një person i vdekur në makinë, policët shkuan tek automjeti dhe…
Kliko per me shume info

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari kishtë ndërruar identitet dhe vazhdonte “zakonin e vjetër”, shpërndarjen e drogës.

Shqiptari kishte dy apartamente që i përdorte për të mbajtur drogën.

Gjatë kontrollit në njërin nga apartamentet, Policia bllokoi tetë doza me kokainë dhe dy dokumente të falsifikuara.

© LAJMIFUNDIT.AL

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here