Kapet gomonja me 2 ton drogë, policia plagos skafistin, arrestohen 6 shqiptarë

Aktualitet

Një aksion i Rojes Bregdetare greke është mbyllur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të ishullit grek Xia, ku u ndalua një gomone me hashash e nisur nga Shqipëria.

Sasia e lendes narkotike të bllokuar mësohet se është rreth dy tonë. Në pranga ranë 6 persona, 4 shqiptarë dhe dy italianë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni zgjati 48 orë. Gomonia, të paktën 12 metra e gjatë, me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secili, u kap në thellësi të ujërave greke, pasi nisja e saj ishte interceptuar më parë nga brigjet shqiptare.

Autoritetet i bënë shenjë gomones të ndalojë, por ishte e pamundur, ndaj filloi ndjekia për gati 22 orë. Pasi është qëlluar me snajper, gomonia është ndalur dhe 3 personat që ndodheshin në të u arrestuan.

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa dy shqiptarë të tjerë dhe një italian u arrestuan në Athinë.

ME TE LEXUARAT