EMRI/ Kapet në Durrës i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me 16 vjet burg

Një 57- vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar sot nga Policia e Durrësit.

Burime nga Policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Kliko per me shume info

Ky shtetas është ndaluar me qëllim ekstradimi në Itali, ku është dënuar me 16 vite burg.

Njoftimi i Policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.