Kapet në timon pa leje drejtimi, bie në pranga 60-vjeçari

Aktualitet

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnje pasi është kapur duke drejtuar një mjet tip "Benz" pa leje drejtimi.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Hamit Sharka, 60 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Hamit Sharka, 60 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova”, është kapur duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targa LU 1508 B, i pa paisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT