Kapet breshka e rrallë në Velipojë, tregtarët e nxjerrin në shitje

Një breshkë e rrallë uji e llojit Caretta Caretta është gjetur nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër. Kjo breshkë uji ishte kapur nga rrjetat e peshkatarëve në plazhin e Velipojës dhe menjëherë ishte sjellë për t’u tregtuar në hyrje të qytetit.

Ka qenë një kontroll i ADZM në Shkodër dhe një monitorim në tregun e peshkimit pas një sinjali se një breshkë uji ishte prezente për t’u shitur aty. ADZm bën me dije se peshkatarët nuk e kanë ditur rëndësinë e kësaj breshke ndaj e ka nxjerrë në shitje.

Kliko per me shume info

Menjëherë sapo u konstatua se ndodhej në hyrje të qytetit të Shkodrës Zona e Mbrojtjes në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit sekuestruan këtë specie dhe e kanë dërguar në Patok në qendrën e rehabilitimi në mënyrë që breshka t’i kthehet jetës normale.

Breshka Caretta Caretta që kishte rëNë në rrjetat e peshkatarëve futet në listën e kuqe në gjithë botën si një specie në zhdukje e cila duhet ruajtur dhe mbrojtur nga dora e njeriut. Ndryshe quhet kokëtrashë dhe kjo breshkë oqeanike është e shpërndarë në gjithë botën. Ky zvarranik detar i përket familjes së Cheloniidae.

Lëkura e saj ka një ngjyrë e cila shkon nga e verdha në kafe. Nuk ka dallime të jashtme gjinore derisa breshka rritet. Dallimi më i qartë është që meshkujt e kane bishtin më të gjatë apo më të shkurtër se sa femrat. Breshka e ujit është gjetur në Atlantik, Paqësor, oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe.

Ajo e kalon shumicën e jetës së saj në det dhe në grykëderdhjet e habitateve, femrat një kohë të shkurtër shkojnë në breg të detit për të vendosur vezët. Breshka e ujit është një riprodhuese me normë të ulët. Femra vë 4 vezë dhe për dy vjet ajo nuk prodhon vezë. Breshka e ujit arrin pjekurinë seksuale brenda 17-33 vjet dhe ka një jetëgjatësi prej 47-67 vjet ndaj edhe cilësohet si një specie e rallë dhe në zhdukje. Vezët e tyre janë të pambrojtura pasi breshka arrin moshën e rritur është e rriskuar të hahet nga peshkaqenët. Në total janë 7 lloje breshkash uji mes të cilave edhe Caretta Caretta që u kap në Velipojë nga peshkatarët.

Prania e tyre në ujërat shqiptar përbën një rast me vlera shkencore për shtegtimin e gjatë që ka bërë deri në plazhin e Velipojës. Edhe më përpara ka patur shtegtime të breshkave dhe ajo që nevojitet është edukimi i peshkatarëve për të mos i dëmtuar apo nxjerrë në shitje. Shtetgtimi i këtyre breshkave të rralla në brigjet shqiptare lidhet edhe me kushtet klimaterike. Kryesisht breshka Caretta Caretta shtegton në Patok apo Shëngjin dhe shumë më rrallë në Velipojë. Ajo që nevojitet është që dora e njeriut t’i mbrojë për rëndësinë dhe vlerat që kanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here