Kapen dhe arrestohen në Kakavijë 4 gabitësit që dhunuan të moshuarit në Shkallnur, ja skema e grabitjes

Kliko per me shume info

Policia e Durrësit njoftoi sot se ka arrestuar 4 grabitësit e çiftit të moshuar Maliq dhe Shahe Elezi, të cilët u dhunuan në shtëpinë e tyre në Shkallnur në orët e para të mëngjesit të datës 20 nëntor.

Policia arrestoi shtetasit Niko Papajorgji 35 vjeç, Marsel Papajorgji 30 vjeç, Julian Qamili 43 vjeç, ( të tre banues në Durrës) si dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Kliko per me shume info

Policia ka zbardhur edhe të gjithë mekanizmin e ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.

“Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët) të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin. Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja. Më pas autorët janë larguar. Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë” njofton policia e Durrësit.

Ndërkohë bëhet e ditur se shtetasi Maliq Elezi ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshortja e tij Shahe është jashtë rrezikut për jetën. Një nga djemtë e çiftit, dy ditë pas ngjarjes së rëndë deklaroi se muret e shtëpisë ishin të mbuluara nga gjaku si pasojë e dhunës së ushtruar nga grabitësit me maska ndaj dy të moshuarve për të mësuar vendin ku ishin fshehur paratë.

Pasi autorët dyshonin se ata ishin zbuluar nga Policia për ngjarjen e ndodhur më 20 nëntor, tentuan të largoheshin jashtë vendit. Por u arrestuan gjashtë ditë pas ngjarjes, në Pikën Kufitare të Kapshticës. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se organizatorët e grabitjes janë dy vëllezërit Papajorgji, ndërsa Qamili dhe Seferkolli kanë mësyrë në banesën e çiftit Elezi për të kryer grabitjen me dhunë. Policia arriti të zbardhte ngjarjen e rëndë nëpërmjet metodave speciale dhe shkencore, duke i përgjuar dy vëllezërit dhe 40-vjeçarin nga Durrësi, të cilët pas ngjarjes u shoqëruan si të dyshuar në komisariat.

Policia ngriti dyshime, pasi vëllezërit Papajorgji, ndonëse nuk janë të skeduar, ishin pikasur nga blutë si kontingjentë kriminalë. Ata u shoqëruan dhe pasi u pyetën në lidhje me ngjarjen, u lanë të lirë. Por blutë i mbajtën ata në mbikëqyrje dhe në përgjim. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar me metoda speciale, pas provave të administruara në rrugë shkencore dhe procedurale, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 20.11.2017, ku katër shtetas të maskuar kanë dhunuar fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vjedhur banesën e tyre në Shkallnur”, tha Policia, ndërsa sqaroi edhe mekanizmin e ngjarjes. Nga hetimi ka rezultuar se vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgji, në rolin e nxitësve dhe ndihmësve, kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja, shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli, të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim, gjatë kontrollit të kryer në banesë, kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 mijë lekë të reja. Më pas autorët janë larguar. Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Të dëmtuarit, shtetasit Maliq dhe Shahe Elei, përkatësisht të moshës 79 dhe 67 vjeçe, u goditën me mjete të forta nga autorët. M.E., ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja Sh.E. është jashtë rrezikut për jetën. Burime nga grupi hetimor thanë për “Panoramën” se, autorët kishin dyshime se në shtëpinë e çiftit Maliq dhe Shahe Elezi kishte shuma të konsiderueshme parash, pasi fëmijët e tyre ndodheshin prej më shumë se 12 vjetësh në emigracion dhe dërgonin para te prindërit e tyre që ndodheshin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.