Nuk e njeh futbollin, por kap skedinën “e çmendur”

Gjashtë vite më parë, e lodhur nga fjalët drejtuar bashkëshortit të saj, një shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive, vendosi që t’u bashkohet.

Një 59-vjeçare nga Kenti në Britaninë e Madhe që prej asaj kohe vendoste çdo fundjavë nga 1 paund skedinë edhe vetë.

Kliko per me shume info

Fitores i është afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe këtë e bëri me një shumë të majme.

59-vjeçarja parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund.
Fituesja thotë se parashikimet janë vendosur duke patur parasysh emrat e skuadrave, jo formën e tyre.

“Vendosja fitoren për skuadrat, emrat e të cilave më dukeshin më të kendshme”, citohet ajo nga mediat britanike. Skedina ishte vendosur tek kompania “William Hill”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here