Kaosi me grekët në Kakavijë, policia sqaron situatën: Pse ndodhi problemi dhe kur do zgjidhet

Kliko per me shume info

Një situatë mjaft e rënduar paraqitet në doganën greke, ku prej ditës së djeshme qindra emigrantë shqiptarë që prisnin të kalonin në vendin fqinj nuk kanë mundur për shkak të një defekti serverash.

Të revoltuar, emigrantët kërkojnë llogari se pse nuk u njoftuan pasi kanë gdhirë gjithë natën në doganë dhe disa prej tyre janë detyruar të largohen në mëngjes.

Kliko per me shume info

Policia e Shtetit për këtë situatë ka dhënë shpjegimin e saj, duke sqaruar se problemi ka ardhur si pasojë e sistemit TIMS të palës greke.

Policia thotë se sistemi nuk është bllokuar vetëm me Shqipërinë, por është bllokuar me Turqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Më tej në deklaratë policia shton se po punohet për zgjidhjen e problemit. Problemet teknike çuan në këtë situatë, dhe pritet të zgjidhet deri sot pasdite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.