Kaos në Kapshticë, pala greke nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë

Aktualitet

Në pikën kufitare të Kapshticës vazhdojnë problemet per qytetaret shqiptare nga pala greke, e cila nuk lejon kalimin drejt Greqisë.

Doganierët grekë lejojnë të kalojnë vetëm qytetarët që janë me dokumente apo pasaportë greke dhe me pasaportë të vendeve të Bashkimit Europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë prej ditës së djeshme të presin në radhë, ndërkohë që e njëjta situatë ishte dje edhe në doganën e Kakavijes, por më pas u normalizua.

Në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet defekti në sistemin kompjuterik që sipas tyre është jashtë funksionit prej 48 orësh.

ME TE LEXUARAT