Kallëzim penal për Kryebashkiaken e Sarandës dhe gjashtë zyrtarë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një goxha dëm financiar për buxhetin e shtetit , në vlerën 32.466.812 lekë.

Kliko per me shume info

Auditimi është bërë në periudhën nga janari 2015 deri më 30 qershor 2016, pikërisht në periudhën e artë të “mbretërimit” të “Pashait” të Jugut Koço Kokëdhima. Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës janë për kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

LEXO EDHE:  Belgjika kërcënon Shqipërinë: Ndaloni fluksin e azilkërkuesve

Pas auditit është bërë kallëzim penal për kryetaren e Bashkisë, Florjana Koka, si dhe gjashtë zyrtar të tjerë.

Periudha për të cilën është bërë ky kontroll dhe janë gjetur shkeljet,përkon me periudhën kur Koço Kokëdhima ishte njeriu që ka vendosur për gjithçka në Jug të vendit, që nga përzgjedhja e kandidates për kryetare bashkie në Sarandë Florjana Koka, një ish korrespondente e thjeshtë e gazetës së Koços, por që dinte të “notonte” mirë në ujrat e “trazuara” të “Pashait” të jugut Koço Kokëdhima.

LEXO EDHE:  AKU bllokon 52 kg mish, ja dënimi për pronarin e dyqanit

Madje e kishte më tepër se mike, gojët e liga thonë se e ka pasur dhe e ka të dashur. Dhe gati të gjitha paratë e abuzimeve kanë shkuar në arkën e Koço Kokëdhimës, njeriut që bënte deri emërimet e pastrueseve në bashkinë e Sarandës. Madje më se njëherë Florjana Koka është sulmuar dhe nga brenda PS-së për shërbimet e gjithanshme që i ka bërë dhe i bën Koços. Gjithsesi tashmë ajo do përgjigjet për këtë abuzim të konstatuar nga KLSH. Misteri është nëse do mbërrijë hetimi tek Kokëdhima?!

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here