Drejtonte kalin në gjendje të dehur, arrestohet 53 vjeçarja

Soft

Ishte duke udhëtuar me kalin e saj në një rrugë të rënduar me trafik, e për këtë arsye një patrullë policore e ndaloi.

Policia e Floridas ndaloi Donna Byrne, 53 vjeç që po udhëtonte mbi kalin e saj.

Megjithëse nuk ishte në drejtimin e një makine, patrulla sërish vendosi që ajo t’i nënshtrohej testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte tejkaluar dy herë limitin e lejuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zonja Byrne nuk ishte në gjendje për të udhëtuar në një rrugë, pavarësisht se me çfarë udhëton”, deklaroi sherifi Grady Judd, duke shtuar se 53-vjeçarja u arrestua dhe rrezikon një gjobë të majme për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

ME TE LEXUARAT