Ish-zv ministrja mohoi lidhjen me Habilajt, Përparim Kabo e gozhdon

Dje deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka dalë në një deklaratë për mediat duke akuzuar deputeten e PS dhe ish. zv ministren e brendshme Elona Gjebrea, se kishte udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Në fund të deklaratës deputetja Çupi shtoi se është koha që Gjebrea duhet të përballet me përgjegjësitë e veta.

Kliko per me shume info

Menjëherë pas kësaj deklarate Elona Gjebrea ka reaguar nëpërmjet një shkrimi ku sqaron se nuk ka asnjë lidhje me bandën dhe se aktiviteti i saj institucional dhe jeta personale e familjare kanë qenë dhe do të mbeten mbi bazën e përgjegjshmërive ligjore dhe morale.

Ajo i ka cilësuar sulmet e opozitës si një përpjekje të dashtuar për të njollosur figurën e saj.

Por menjëherë pasi deputetja ka publikuar këtë shkrim në rrjetet sociale, profesori Përparim Kabo ka komentuar poshtë duke shkruar se i larë do të dalë ai që do të flasë në kohën e duhur në vendin e duhur jo vetëm për veten dhe për të tjerët pasi atdheu e kërkon.

“E respektuara Elona unë ju njoh si pedagoge tejet korrekte dhe profesionale…su qytetare dhe intelektuale..sulmet i pashë dhe u trishtova…nuk doja të më thyhej dicka e bardhë që kisha për ju si një person publik..ok drejtësia vendos por morali jep besimin.. shumë shpejt do shohim e dëgjojmë se çfarë ka ndodhur në atë ministri dhe strukturat e saja e në polici.

I larë do dali ai që do të flasë në kohën e duhur në vendin e duhur dhe me të vërtetat e duhura jo vetëm për veten por edhe për të tjerët..Atdheu e kërkon. Uroj të më kuptosh paqësisht si edhe ju jeni në tip dhe karakter..flm” shkruan profesori i njohur në koment.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here