Ka habitur demokrati Eduard Kapri del kundra Bashës

Bëhet fjalë për një postim në Facebook, që i referohet  festës së Çlirimit, e cila është cilësuar nga Bashkia Pogradec, si dita e lavdishme e popullit shqiptar.

” Kjo datë qëndron në histori si një lapidar i lartë në krah të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare dhe është një fakt historik që është vulosur me luftën e gjakun e luftëtarëve.” thuhet mes të tjerave në statusin e Bashkisë Pogradec

Kliko per me shume info

Por 29 Nëntori nuk njihet nga Partia Demokratike, e cila feston si Pavarësinë ashtu edhe Çlirimin më datën 28 Nëntor.

Kjo ka bërë që në media të qarkullojnë zërat e parë për një krisje të marrëdhënieve mes kryebashkiakut demokrat Eduard Kapri dhe Lulzim Bashës, të cilat flasin për një marrëdhënie të tensinuar mes të dyve që vijon prej disa kohësh.

Megjithatë, në rrugë zyrtare nuk ka asnjë reagim nga PD, ndërsa do të jenë ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse mes Kaprit dhe Bashës ka vërtetë një konflikt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.