Jo vetëm Majk! Edhe Majlinda kapet mat me të dashurin e ri (FOTO)

Kliko per me shume info

Ditën e djeshme, Prive me fotogratë ekskluzive nga Selaniku konrmoi që Majk, ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Majlinda Zeka, me të cilën gjithmonë do ta lidhë, djali i përbashkët, Roani.

Lidhja e re nuk është pritur aspak mirë nga Majlinda e cila tre javë më parë, pas intervistës së Majk në Prive lëshoi një koment në të cilin i atribonte vetës statusin e prindit me kohë të plotë.

Kliko per me shume info

Sidoqoftë, larg nga syri i publikut zhvillime në jetën private ka edhe tek Majlinda.

Një pushim në Turqi i cili u mendua se ishte vetëm me shoqen e ngushtë, duket të ketë qenë goxha romantik për bukuroshen nga Prishtina.

Ajo ka qenë e shoqëruar në Stamboll edhe nga një mashkull, i cili sipas të gjitha gjasave është i dashuri i saj i ri.

Prive.al, ka siguruar sërish një shkrepje ekskluzive që e shfaq Majlindën me djaloshin në Stamboll, para pak ditësh.

Burimet bëjnë të ditur se djaloshi në shoqëri të Majlindës është nga Kosova, por detajet do ua zbulojmë me kohë.

Duket se jeta vazhdon normalisht për dy protagonistët e telenovelës së vitit dhe gjetja e partnerëve të rinjë ka qenë vetëm çështje kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.