"Jeep-i" shpërthen në flakë në Vlorë

Aktualitet

Një makinë tip "Jeep" ka marrë flakë gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë

"Më datë 28.11.2017, rreth orës 2:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Lirim”, ka marrë flakë një automjet.

Policia dhe shërbimi zjarrëfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve"- njofton Policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga verifikimet paraprake dhe deklarimet e marra nga personat e pranishëm ka rezultuar se mjeti tip “Jeep”, në pronësi të shtetasit E.S., 20 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, ka marrë flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT