Ja sa gjermanë pushtuan Shqipërinë dhe sa u vranë

Historiani Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News thotë se në Shqipëri ka rënë 2400 ushtarësh gjermanë, ndërsa drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi janë vrarë 20 mijë e 276 ushtarë.

Pjesë nga biseda:

Kliko per me shume info

Kasmi: Në Shqipëri sipas burimeve të nxjerra nga Institucioni përkatës, që merret me të rënët e luftës, jepet një shifër prej 2400 ushtarësh gjermanë, 1800 prej të cilëve janë identifikuar me emra. Pjesa tjetër është e panjohur.

Para pak vitesh ka ekzistuar një mendim se numri ishte  rreth 3600, pasi ka pasur një përzierje të shifrave të të rënëve në Shqipëri dhe Mal të Zi, sidomos dy javët e fundit të luftës. Duke qenë se u bashkuan shumë forcat që vinin nga vendet fqinje.

Dorian Koçi: Humbjet e gjermanëve nga data 22 qershor 1941 deri në 31 mars 1944, të vrarë janë 20 mijë e 276. Këto janë shifra që përfshijnë vetëm Ballkanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here