Ja kush janë tre vullakanet që priten të shpërthejnë së shpejti!

Kliko per me shume info
Më së paku 1,500 vullkane mendohet se kanë shpërthyer gjatë 10,000 viteve të fundit në planetin Tokë.
Parashikimi i saktë kur një vullkan do të shpërthejë është e vështirë për t’u identifikuar, por disa tregues si rritja e nivelit të dioksidit të squfurit ose shtimi i papritur i tërmeteve dhe dridhjeve të vogla janë treguesit kryesorë.Por kush janë tre vullkanet më aktiv që mund të shpërthenjë:
Vullkani Ol Doinyo Lengai, TanzaniVullkani në malin Ol Doinyo Lengai, i njohur nga banorët vendas si “Mali i Perëndisë”, po tregon shenja të një shpërthimi të së shpejti.Në qershor të vitit 2016, shkencëtarët vendosën pesë sensorë rreth kulmit të lartë prej 7.650 metra, dhe tetë muaj më vonë, ekipi vuri re një dridhje në të dhënat e monitoruara. Kjo lëvizje sugjeron se vullkani jo vetëm që po zgjohet, por edhe se do të ketë një shpërthim në të ardhmen e afërt.Shpërthimi pritet të jetë katastrofik për fshatrat lokale, por mund të zhdukë një vend historik nëntë milje larg me nofkën “vallevalle”, e cila datojnë 19,000 vjet para erës së re.
Vullkani në malin Agung, në BaliNë tetor, zyrtarët paralajmëruan se një shpërthim i malit Agung në ishullin turistik të Balit, Indonezi, ishte shumë pranë. Dridhje të shpeshta tërmetesh janë regjistruar duke dyshuar për një rizgjim të aktivitetit vullkanik.Qendra Indoneziane për Vullkanologjinë (PVMBG) dhe Ministria së Energjisë dhe Burimeve Minerare (ESDM) paralajmëruan se të gjitha shenjat tregojnë që “potenciali për shpërthim është ende i lartë”.Vullkani në Hekla, IslandëShpërthimi i parë i regjistruar në kohët moderne në këtë vullkan është në vitin 1963 duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz.Ky vullkan është i famshëm pasi, shumë kujtojnë kaosin në udhëtimet ajrore në vitin 2010 të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull.
Si një nga vendet më vullkanike në tokë, Islanda vuan nga shpërthime të mëdha çdo tre deri në shtatë vjet.Rreziku tani është kaq i madh sa që vitin e kaluar Profesor Einarsson i Universitetit të Islandës paralajmëroi që njerëzit duhet të qëndrojnë larg vullkanit, i cili është popullor me turistët gjatë verës. Por edhe nëse vizitorët marrin parasysh këshilla dhe shmangin vullkanin, ka pak gjëra që mund të bëhen nëse vullkani Hekla vendos të shpërthejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.