Ja kush janë dy partizanët që putheshin në buzë në vitet ’44 në Tiranë

Kliko per me shume info

Rreth 1 vit më parë u publikua një foto, ku shfaqeshin dy partizanë që pusheshin në buzë. Foto shkaktoi debate të shumta, pasi u publikua më 17 nëntor të 2016-ës, pikërisht në datën e çlirimit të Tiranës. Por sot, ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi ka publikuar foton ballore të këtyre dy partizanëve. Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ ai shkruan se në prani të dy partizanëve ka qenë i pranishëm një i moshuar edhe një fëmijë.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë:

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit.

Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh. Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here