Ja kush janë bosët shqiptarë të prostitucionit të arrestuar në Itali

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e tutorëve shqiptarë të arrestuar në shtetin fqinjë.

Pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Santa Maria Capua Vetere, policia e Marcianise (në Caserta) ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit të dhëna nga gjykata ndaj 9 personave, të akuzuar për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj rreth 15 femrave të kombësive të ndryshme.

Kliko per me shume info

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurimit personal të arrestit me burg:

– Giovanni Monaco, 53 vjeç;

– Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

– Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e detyrimit të qëndrimit në komunën ku banojnë:

– F.A.M., i lindur më 1967.

– M.MA. i lindur më 1995.

Ndërsa ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.