Iu gjetën 340 milionë lekë në shtëpi, gjyqtari Shkëlqim Miri shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Kliko per me shume info

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua disa ditë më parë me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv, pasi iu gjetën 340 milionë lekë cash në banesë prej 4 ditësh është shtruar në spitalin e burgut në gjendje të rëndë.

Të paktën, kështu ka argumentuar avokati i tij gjatë seancës së sotme, kur Apeli për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e shkallës së parë për lënien e tij në “arrest me burg”.

Kliko per me shume info

Sipas avokatit gjendja e tij është rënduar edhe më shumë pasi ai është diagnostikuar me tumor në kokë, ndërsa ka kërkuar nga trupi gjykues një masë lehtësuese si “arrest shtëpie”.

Nga ana tjetër, Miri ka refuzuar vazhdimisht të jetë përfshirë në akuzën e korrupsionit, pasi akuzohet se favorizoi Gentian Dodën, duke i ndryshuar akuzën nga vrasje me paramendim të dy personave në plagosje. Nga ana tjetër, paratë e gjetura nga inspektorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjyqtari i ka justifikuara sikur një pjesë e tyre janë të një afërmit të tij, ndërsa një pjesë e ka marrë borxh për ndërhyrje kirurgjikale në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.