Iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi, avokati i gjykatësit: Miri vuan nga tumori

Avokati i gjyqtarit Shkëlqim Miri, Ardian Visha ka folur për mediat pasi Gjykata e Kirmeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për klientin e tij.

Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për shumën e parave të gjetur në banesë.

Kliko per me shume info

Ai tha se gjyqtari është diagnostikuar në atë periudhë në Gjermani ku ka mësuar se vuante nga një tumor në kokë, për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale, dhe të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.

“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon. Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë,” tha Visha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.