Iu gjet armë dhe municione, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi iu gjetën armë dhe municione luftarake.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, në pranga ka rënë Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë në Shkodër.

Arrestimi i 50-vjeçari është bërë në Beltojë, ndërsa i është sekuestruar një armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës:

Shkodër

I gjenden armë dhe municione, arrestohet në flagrancë nga policia

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 3 krëhëra dhe 75 fishekë Më datë 16.11.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore u arrestua në flagrancë shtetasi:

Gjergj Gjergji, 50 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër

Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendu u bë pasi në fshatin Beltoj, në një objekt, ku punonte, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Pushkë 20” me tre krëhëra me 60 fishekë, dhe një zinxhir mitrolozi me 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here