Italia mposhtet në Suedi, Botërori në rrezik!

Ndeshja kryesore e fazës së “play off” të Botërorit 2018 për zonën Europiane komplikoi rrugëtimin për një skuadër si Italia. Të kaltërit humbën 1-0 në Stokholm përballë Suedisë dhe tani e shohin veten larg turneut që zhvillohet verën e ardhshme në Rusi, pasi duhet të përmbysin gjithçka në kthimin ne “San Siro” për të prerë biletën në Botëror.

Pjesa e parë e lojës në “Friends Arena” tregoi vuajtjet e italianëve përballë organizimit taktik dhe formës fizike të vendasve. Formacioni i trajnerit Ventura ishte i parashikueshëm dhe i ngadaltë, ndërsa rastet u numëruan me gishta.

Kliko per me shume info

Pas një ore lojë, tifozët vendas shpërthyen në festë për avantazhin e Suedisë. Në zhvillimet e një rivënie anësore, Toivonen befasoi Kielinin duke dhënë ndoshta padashur një asist për Johanson. Zëvendësuesi nordik shënoi pas devijimit të De Rosi, në një gol me shumë fat të Suedisë pikërisht në tentativën e parë të vendasve brenda kuadratit të Bufon.

Në minutën e 70 Italia iu afrua barazimit por e djathta e fuqishme e Darmian u ndal nga shtylla e portierit Olsen. Koha e mbetur nuk e cenoi fitoren cinike por të rëndësishme të Suedisë në Arenën e Miqve.

Tani në ndeshjen e kthimit në stadiumin “San Siro” në 13 nëntor, do të duhet më shumë se një Itali e vakët në lojë dhe ambicie, për të merituar fazën finale të botërorit 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here