Italia në kërkim të një trajneri

Italia do të dijë të ringrihet. Këto fjalë ngushëlluese erdhën pas s’kualifikimit të hidhur për në Botërorin e Rusisë. Ringritja sigurisht që do të nisë nga trajneri dhe tashmë janë disa kandidatët që po analizohen për të gjetur njeriun që do të bëjë të mundur rikthimin e kombëtares azzurre mes më të mirave. Veç Ancelottit, në listën është edhe një tjetër personalitet: Fabio Capello.

Eksperienca ndërkombëtare nuk i mungon, pasi ka drejtuar Anglinë dhe Rusinë. Drejtimi i kombëtares së tij është i vetmi pozicion që mund ta joshë të largohet nga kina. Më parë ka mbështetur kandidaturën e Ancelottit, por edhe mund të ndryshojë mendim.

Kliko per me shume info

Fabio Cannavaro, kapiteni në fitimin e Kupës së Botës 2006. Ish mbrojtësi mund të shihet si fryjmë e re në kombëtare edhe pse eksperiencën si trajner e ka vetëm në kampionatin kinez.

Roberto Mancini, që po drejton Zenitin në Rusi, shihet si figurë e pranueshme edhe nga tifozeria që nuk e ka harruar suksesin e tij me Interin. Trajneri mund të tundohet nëse i ofrohet kombëtarja italiane.

Federata italiane gjithësesi mund të gjejë zgjidhje edhe brenda-për-brenda.

Luigi Di Biagio, është aktualisht trajneri i U-21. Joachim Loë erdhi në kombëtaren gjermane nga i njëjti pozicion dhe mori kupën e botës. Di Biagio që prej 2013 me shpresat e Italisë i ka çuar ata deri në gjysmëfinalet e kampionatit europian. /tv.klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here