Italia kthen 17 mijë emigrantë, shqiptarët mbajnë “rekordin”

Vijon procesi i riatdhesimit të emigrantëve edhe në Itali. Lombardia (3,765) dhe Puglia (4,375) janë edhe rajonet më me shumë riatdhesime të emigrantëve të parregullt.

Kliko per me shume info

Ndjekur më pas nga Lacio (2,174), Siçilia (1,593) dhe Piemonte (1,436).

Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti publikoi raportin me të dhënat e dëbimit të emigrantëve. Deri tani në Itali janë gjurmuar 39 634 emigrantë të parregullt, 15 për qind më shumë se në vitin 2016.

LEXO EDHE:  HARROJINI makinat me timon “anglez”, Shqipëria NDRYSHON ligjin

Ndërkohë, u larguan dhe u kthyen në vendet e origjinës 17 405 mijë emigrantë. Pavarësisht thashethemeve të shumta politike, kontrasti me parregullsitë është në rritje, shkruan “Scan”.

Nga raporti, vendi ynë mban edhe numrin më të lartë të emigrantëve të cilët pritet të riatdhesohen (7 502), ndjekur nga Tunizia (1 660), Maroku (995) dhe Moldavia (686). Marrëveshjet me shtetet përkatëse janë vendimtare.

LEXO EDHE:  Pse nuk arrestohet Adriatik Llalla? Gazetari Hoxha: Nuk po gjejnë gjykatës

Hendeku midis kthimit dhe qëndrimit të emigrantëve pa leje qëndrimi shpjegohet nga vështirësitë e procedurave të identifikimit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here