Itali, përmbytje në Toskanë, 20 të plagosur

Bota

shiRreth 20 të plagosur, shtëpi pa çati, pemë të rëna, rrugë dhe hekurudha të bllokuara. Kjo është panorama në Toskana të italisë, pas stuhisë së fuqishme të shiut që goditi vendin. Forca të shumta zjarrëfikëse dhe ekipet e emergjencës qëndruan në gatishmëri të situatës, por edhe për të ndihmuar personat në nevojë.

Tornado e fuqishme ka shkatuar shumë dëme materiale, përvec të plagosurve, ku shumë shtëpi kanë mbetur pa çati dhe shumë pemë të thyera kanë bllokuar rrugët automobolistike dhe ato hekurudhore. Ekipet e shëptimit gjatë orëve të vështira të stuhisë morën disa thirrje për ndihmë, ku arritën më pas të gjejnë një person që rezultonte I zhdukur dhe shpëtuan dy të tjerë, të cilët kishin mbetur të plagosur nga degët e pemwve të rëna nga era e fuqishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stuhia shkaktoi kaos në trafik, ku shumë prej rrugëve kryesore brenda qytetit të firencez u bllokuan, por gjithashtu edhe në rrugët nacionale makinat nuk qarkulluan për disa orë, duke mbetur të bllokuara në trafik. Uji kishte mbushur sheshet dhe rrugët në qendër të firencez, situatë e cila u stabilzua më pas me ndërhyrjen e ekipeve të zjarrëfikesës. Gjithashtu e bllokuar për disa orë ishte edhe rruga hekurudhore Firenze-Roma, gjë e cila shkaktoi kaos të madh tek pasagjerët që po prisnin të udhëtojnë me tren.

ME TE LEXUARAT