Itali/ Përleshje me thika, plagoset studenti shqiptar

Kliko per me shume info

Një i ri shqiptar është goditur me thikë në Itali (në komunën Campogalliano, Modena) ditën e djeshme dhe tashmë po rikuperohet në spital.

Kliko per me shume info

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, raportojnë mediat lokale, të cilat japin vetëm moshën e tij: 19 vjeç.

Konfliktin mes tyre nisi fillimisht në autobus, teksa 19-vjeçari u ka kërkuar dy agresorëve që të ulin volumin e muzikës që po dëgjonin. Në stacionin e radhës, zbriti shqiptari e tre agresorët dhe konflikti degjeneroi deri në plagosjen me thikë në të pasme të 19-vjeçarit, student në Institutin “Vallauri di Carpi”.

Agresorët ia mbathën dhe policia është në kërkim të tyre, ndërsa shqiptari u transportua në spital. Mjekët kanë caktuar ndaj tij një prognozë shërimi 30 ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.