Itali, dy shqiptarë në pranga, kapen me 60 kg heroinë me vlerë 2 milion euro

Aktualitet

Dy shtetas shqiptarë me inicialet B.A 33 e K.D 32 vjeç, jane arrestuar nga policia e Padovas me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Policia ka gjetur ne banesën e tyre rreth 60 kg heroinë me vlerë tregu mbi 2 milionë euro.

Dy shqiptarët e arrestuar janë prej vitesh rezidentë në qytetin e Padovës e banonin në një apratament në qëndër të qytetit. Heroina ishte e paketuar më pako të vogla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve ka nisur në korrik të 2017 pas shkatërrimit të një bande trafikantësh droge që çoi në arrestimin e 8 personave e denoncimin e 4 të tjerëve.

Të gjithë ishin shtetas shqiptaërë vetëm njëri prej anëtarëve të bandës ishte shtetas italian nga qyteti i Padovas. Në banesën e shqitparëve të arrestuar u gjetën dhe instrumente për përgatitjen, presimin e konfeksionimin e heroinës.

ME TE LEXUARAT