Itali, arrestohet shqiptari, rrihte e përdhunonte gruan në sy të vajzës së mitur

Kliko per me shume info

Një shqiptar 33-vjeçar u prangos nga policia italiane në Caserta, pasi ushtronte dhunë prej një viti ndaj gruas së tij.

Sipas mediave italiane, Indrit Gjini ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës së tyre.

Kliko per me shume info

Mësohet se dhuna ndaj gruas nisi në fillim të vitit 2016 deri në shkurt të vitit 2017. Gjoni i kishte ndaluar çdo lloj kontakti me persona të tjera gruas së tij në këtë periudhë.

33-vjeçari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit, teksa mbi të rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe dhunë seksuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.