Itali/ Arrestohen babë e bir, kapen me drogë

Policia italiane ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy shqiptarë, të cilët janë kapur me drogë.

Kliko per me shume info

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, arrestimi ka ndodhur në Milano, ku babë e bir u është gjetur 5 gram kokainë, 27 gram hashash dhe 326 gram marijuanë. Më pas, policia ka bërë kontroll në shtëpinë e tyre, ku edhe aty janë gjetur rreth 27 mijë euro të fshehura.

Ndërsa, janë të bërë të ditur edhe inicialet e tyre, G., 62 vjeç, i cili ishte me precedent penal, si dhe R.G., 23 vjeç u arrestuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here