Itali, 29-vjeçarja mbahet skllave dhe përdhunohet për 10 vite

Bota

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gizzeria në jug të Italisë. Një 29-vjeçare rumune u shpëtua nga policia pasi mbahej skllave dhe ishte përdhunuar për 10 vite rresht.

I arrestuar si autor është një 52-vjeçar, i cili kishte mbajtur gruan të mbyllur brenda një bodrumi gjatë gjithë këtyre viteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

29-vjeçarja ka lindur dy fëmijë si rezultat i abuzimit seksual me dhunë, 3 dhe 9 vjeç. Edhe fëmijët mbaheshin të mbyllur brenda bodrumit. Asnjëri prej tyre nuk kishte kontakt me mjedisin e jashtëm. Dhoma ku gruaja dhe fëmijët qëndronin ishte pa elektricitet dhe pa ujë.

Hetimet e policisë italiane zbuluan në identifikimin e 52-vjeçarit dhe gjatë kontrollit në banesë u gjet bodrumi ku ai mbante të mbyllur prej 10 vitesh 29-vjeçaren dhe dy fëmijët e saj.

I arrestuari akuzohet për dhunë, skllavëri, sulm seksual dhe përdhunim. Ndërkohë, kujdesi social italian po trajton gruan dhe dy të miturit. /klan

ME TE LEXUARAT