ISIS: Autori i sulmit në Nju Jork, “ushtar i Kalifatit”

Bota

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot e ka quajtur sulmuesin e akuzuar për vrasjen e tetë personave gjatë goditjes me një kamionetë se është “ushtar i Kalifatit”.

“Njëri prej ushtarëve të Shtetit Islamik e ka sulmuar një numër të njerëzve në një rrugë në Nju Jork”, thuhet në javoren e grupit, al-Naba, raporton SITE Intelligence Group, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emigranti nga Uzbekistani, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, është akuzuar për terrorizëm lidhur me sulmin e 31 tetorit, në të cilin ai e ka përdorë në kamionetë të huazuar për t’i goditur biçiklistët dhe këmbësorët në një shteg afër vendit kur dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.

Prokurorët thanë se Saipov ka pranuar se ishte inspiruar nga Shteti Islamik (IS) dhe “ndjehej mirë për atë që e ka bërë” dhe bile ka kërkuar ta mbajë një flamur të IS-it në dhomën e spitalit, ku ai po mjekohet nga pasojat e plagës në bark, pasi ishte qëlluar me të shtëna nga policia, në vendin e sulmit.

ME TE LEXUARAT