Ishte shpallur në kërkim për përplasje me armë, arrestohet 30-vjeçari nga Saranda

Kliko per me shume info

Një 30 vjeçar nga qyteti i Sarandës është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për rreth dy muaj më parë, nga përfshirja e një përplasje me armë.

Bëhet fjalë për Diomet Musa, një 30 – vjeç nga Saranda. Policia sqaron se për Musën gjykata ka dhënë masën arrest me burg për dy vepra, atë të plagosjes së rëndë me dashje dhe prodhimit e mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Kliko per me shume info

Një grup personash u përfshinë në një përplasje me armë gjatë orëve të natës së 28 Gushtit, në lagjen numër 1 të Sarandës.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur 3 persona, Antonio Shyti, Besim Xhafa dhe Fisnik Musaj.

Nga hetimet u arrit në përfundimin se Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj dhe A.Q., u përplasën fillimisht fizikisht me Fisnik Musajn dhe të arrestuarin e kësaj të mërkure, Diomet Musën. Konflikti, i cili ndodhi për motive të dobëta, degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.