Ishte një kontroll rutinë i policisë, shqiptari kapet me 700 mijë euro drogë në makinë

Një sekuestrim i madh droge është bërë sot, më 17 nëntor 2017, nga Policia italiane. Agjentët e Policisë rrugore kanë gjetur në autostradë 71 kg marihuanë të pastër brenda një makine Ford Kuga që drejtohej nga një shqiptar. Së bashku me të ishte një vajzë nga Monza.

Kliko per me shume info

Zbulimi u bë nga një oficer policie i Coa i kordinuar nga Raffela Russo, që shpjegoi:

“Ne bëjmë shumë shumë kontrolle për shoferët lidhur me abuzimin me drogë apo alkol dhe këtë mëngjes, një nga këta që u ndaluan ishte në makinën e dyshuar, Ford Kuga. Mbi sediljet e përmbysura kishin ngarkuan marihuanën. Ata kishin hyrë në Cerignola dhe po shkonin direkt për në Milano.

Vajza me iniciale L.C. nga Monza, 21 vjeçe, s’ngjallte dyshime, por jo burri me inicialet A.S, një 37-vjeçar shqiptar me banim në Milanese.

Makina kishte xhama të errët dhe lënda narkotike ishte mbuluar me copë. Rezulatoi se makina ishte e marrë me qera.

Të dy u arrestuan në territorin e Francavilla al Mare në dalje të Pescara Sud dhe Pescara Ovest.

Sipas një vlerësimi paraprak, droga e konfiskuar vlente 500-700 mijë euro. Automjeti u konfiskua dhe supozohet se droga mund të kishte arritur me gomone, nisur ngav fakti që pakot ishin lagur me ujë deti.

Të dy të arrestuarit u dërguan në burgun e Chieti. Vajza i tha policëve se se ishte e huaj dhe se nuk kishte dijeni se në makinë kishte drogë. Kurse shqiptari 37-vjeçar në fakt, nuk foli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here