Ish-presidenti Nishani: Kreut të SHISH i bënin presion për tu larguar nga detyra

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ndaj Visho Ajazit janë bërë shpesh presione dhe shantazhe politike nga parlamenti dhe mazhoranca.

“Ruaj vlerësimet e mia ndaj zotit Ajazi, gjakftohtësisë kurajës pavarësisht shantazheve politike, por në fund të fundit dorëheqja është një akt personal.

Kliko per me shume info

Kam pasur disa akte publike të sulmit politik që vinin nga parlamenti nga mazhoranca, për ta larguar nga shërbimi duke përhapur të pavërteta ‘fake informacione’.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Italian: Edi Rama nuk është i korruptuar, pra nuk është njeri që është pasuruar personalisht

Kjo bëhej gjithmonë në formë presioni që të largohej kryetari i SHISH.

Kam parë në disa raste vlerësime shumë të mëdha edhe për vetë zotin Ajazi nga partnerët tanë.

Për mua ishte e papritur. Sepse unë mendoja që SHISH të vazhdonte punën e konsoliduar”, tha Nishani në emisionin “Fakt”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here