Ish-Presidenti Nishani nderohet me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”

Aktualitet

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është nderuar me titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” nda Shoqata Kulturore Atdhetare Arbëria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqata Kulturore Atdhetare Arbëria, është vlerësuar nga personalitete të fushave të ndryshme si ata të shkencës, letërsisë, artit, kulturës, për kontributin saj.

Për këtë ish-Presidenti u shpreh se, një nga tiparet që e dallojnë këtë shoqatë në përgjatë 26 viteve, është solidariteti.

“Ne që vijmë në pozicione kaq të larta dhe kemi pushtet në duar, për fatin e keq e gëlltisim çdo mëngjes një filxhan të vogël helmi për shkak të pushtetit, fillojmë e besojmë tek diferencimi dhe distancohemi me njerëzit e tjerë, tek dominimi ndaj të tjerëve edhe për shkak të privilegjit që të jep pushteti.

Por ata që janë më me fat, e marrin edhe antidodën, dhe antidodën e marrin nga perëndia. E marrin antidodën për të kuptuar, që jo vetëm nuk je i përjetshëm, por edhe i barabartë edhe i njëjtë me këdo.”, – u shpreh Nishani.

Në këtë event ishin të ftuar edhe artistë të këngës, valles e recitimit, që sollën për të pranishmit krijimet më të bukura të Labërisë në sallën “UNESCO”, të Muzeut Historik Kombëtar.

ME TE LEXUARAT